zoom

Lajme

Bardhi me mesazh të fortë për Ballukun: Është braktisur nga Rama, rrugës për në burg

Bardhi me mesazh të fortë për Ballukun: Është braktisur nga Rama, rrugës për në burg

Drejtuesi politik i opozitës për qarkun Fier, Gazment Bardhi, ka sulmuar ashpër zëvendëskryeministren Belinda Balluku, duke thënë se ajo është braktisur edhe nga kryeministri Edi Rama.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Bardhi ka shpërndarë një video, ku Rama shihet duke u larguar nga Balluku, duke e interpretuar këtë si një shenjë të qartë përfundimi të mbështetjes ndaj saj.

“Kur s’të do as shefi afër, keq shumë janë punët. S’vjen braktisja as me dajre, as me DJ Belinda! Burgun e Fierit afër e ke, shko pyeti shokët si u ndodhi, që të përgatitesh shpirtërisht të paktën për rrugëtimin drejt Pojskës!”, shkruan Bardhi, duke iu referuar burgut të Fierit./ Zoom.al

Postime të lidhura