zoom

Lajme

“Më ngatërron me Belindën”/ Bardhi denoncon drejtorin e Policisë Fier, zbulon porositë në mbledhje

“Më ngatërron me Belindën”/ Bardhi denoncon drejtorin e Policisë Fier, zbulon porositë në mbledhje

Gazment Bardhi, kandidati i PD në Fier, ka akuzuar publikisht drejtorin e Policisë së Qarkut Fier, Skënder Hitaj, për ndërhyrje të paligjshme në procesin zgjedhor dhe përfshirje në fushatë në favor të kandidatëve të PS-së.

Në një deklaratë publike, Bardhi pretendon se Hitaj ka ngatërruar qëllimisht strukturat e partisë me administratën shtetërore dhe ka dhënë urdhra për të inskenuar ngjarje dhe penguar aktivitetet elektorale të opozitës.

Sipas tij, çdo veprim i dyshuar i paligjshëm i bërë më 6 maj gjatë një mbledhjeje me vartësit e tij është raportuar menjëherë pranë Prokurorisë së Posaçme dhe institucioneve ndërkombëtare që monitorojnë zgjedhjet.

Denoncimi i Gazment Bardhit

Skënder Hitaj, drejtori i Policisë së Qarkut Fier, më ngatërron mua me Belindën, kandidatët e PD me Ceno-t dhe Klevis-t e Belindës dhe strukturat e PD me administratën e arrogantëve të sjell nga Tirana të Belindës.

Mbi çdo urdhër të paligjshëm që ke dhënë sot (6 Maj) në mbledhjen informale me vartësit e t’u, për të inskenuar ngjarje apo penguar PD në fushatë, janë informuar në kohë reale prokurorët e posaçëm dhe institucionet ndërkombëtare të monitorimit të zgjedhjeve.

S’ka drejtor apo polici politike që ndryshon fatin që qytetarët i kanë paracaktuar Belindës tënde dhe shefit të saj Edi Rama. Ti thjesht po përcakton fatin tënd! Udhë e mbarë dhe kujdes nesër andej nga Mallakastra!

Postime të lidhura