zoom

Aktualitet

Parashikoi fitoren e Donald Trump kur të gjithë e nxirrnin humbës, ja si i parashikon zgjedhjet e 11 majit në Shqipëri Polymarket

Parashikoi fitoren e Donald Trump kur të gjithë e nxirrnin humbës, ja si i parashikon zgjedhjet e 11 majit në Shqipëri Polymarket

Zgjedhjet e 11 majit në Shqipëri kanë tërhequr vëmendjen e një prej platformave më të mëdha globale të parashikimeve, Polymarket.

Kjo kompani e njohur ndërkombëtare për tregjet e parashikimeve ka publikuar kuotat e para për zhvillimet politike në vendin tonë, duke dhënë një probabilitet prej 97% për një mandat të katërt të Edi Ramës dhe Partisë Socialiste.

Në anën tjetër, rikthimi në pushtet i Sali Berishës dhe aleatëve të tij, pas 12 vitesh në opozitë, vlerësohet si shumë pak i mundshëm, me vetëm 3% probabilitet sipas Polymarket. Ndërsa partitë e vogla dhe të reja kanë më pak se 1% shanse për të marrë pushtetin në këto zgjedhje.

Çfarë është Polymarket?

Polymarket është një platformë e njohur ndërkombëtare për tregjet e parashikimeve, ku përdoruesit mund të informohen dhe të “investojnë” mbi rezultatin e ngjarjeve të ndryshme, që nga ato sportive deri te zhvillimet politike globale.

Kjo platformë u bë e njohur gjerësisht pas zgjedhjeve presidenciale të vitit 2024 në SHBA. Ndërsa shumica e sondazheve parashikonin një fitore të Kamala Harris, Polymarket ishte ndër të vetmet që parashikonte fitoren e Presidentit Donald Trump. Më 30 tetor 2024, vetëm një javë para zgjedhjeve, Polymarket i jepte Trump-it një probabilitet prej 66.1%, ndërsa Harris kishte vetëm 33.9% shanse për fitore – një parashikim që u përmbush nga realiteti elektoral.

Postime të lidhura