Aplikacion
Kryesocialisti mbajti një takim elektoral në Roskovec këtë të martë ku nuk mungoi kandidatja e famshme e qarkut të Fierit për deputete Zegjine Caushi.
Kjo e fundit u vendos në qendër të vëmendjes me një fjalimet e saj ndaj rivalit politik, Gazment Bardhi.
Nga podiumi në Roskovec Zegjineja realizoi një video-mesazh drejtuar Bardhit, me një stil komunikimi që shumëkush do ta quante “si e lagjes”. Ajo e ngacmoi publikisht kundërshtarin duke e përmendur me emër dhe duke përdorur një ton tallës:
“Gazooo, ome ku je?! Po më sheh nga televizori ë? Këto ta qajnë hallin ty Gazo!”, u shpreh ajo.
Kryeministri Edi Rama, u pa buzagaz teksa dëgjonte batutat e kandidatet së tij, ndërsa Zegjineja vijonte me një sërë ironish dhe akuzash ndaj Bardhit, duke e përshkruar atë si “të përdredhur”, “balerin” dhe “spiun”, ndërkohë që e quante “Gazi i Zegjinesë”, siç – sipas saj – i referohen në radhët e Partisë Demokratike.
“Po si të thërrasin te PD-ja ë, Gazi i Zegjinesë? Po mirë ta thonë, se vetëm unë ta qaj hallin se s’të do askush,” vijoi ajo me tone ironike, ndërsa theksoi se PS do të vazhdojë punën pas 11 majit, ndërkohë që “filmi” i PD-së do të përfundojë.