Aplikacion
Kandidatja më e re e Partisë Socialiste në qarkun e Fierit, Zegjine Çaushi, po rezulton një nga emrat më të votuar me preferencë në këto zgjedhje të 11 majit.
Zegjine Çaushi është 26 vjeçe, vjen nga fshati Vlosh i Roskovecit dhe ka kryer studimet në Fakultetin e Drejtësisë me rezultate të shkëlqyera. Ajo është licencuar si avokate dhe tashmë, me gjasë, do të jetë një nga deputetet e reja në Kuvend.
Në një intervistë për Top Channel, ajo flet për fushatën dhe për komunikimin që pati me Gazment Bardhin.
Ajo pranon se në fillim ishte e pasigurt për rezultatin që mund të arrinte, por përmend emrin e Bardhit si faktor që e motivoi:
“Ai ndoshta e nisi për të më ulur, por më dha më shumë forcë. Nga fushata që bëra në rrjete sociale, mora mbështetje të jashtëzakonshme. Sot kryesoj listën e femrave në Fier.”
Me Bardhin, shton Zegjineja, ka komunikuar vetëm përmes videove, ndërsa nuk ka pasur përballje fizike mes tyre. Me ironi ajo thotë:
“Mendoja se do vinte në ndonjë KZAZ, por me atë rezultat që mori, as në Fier nuk është bërë gjallë më.”/ Zoom.al
Rama “thumbon” protestuesit nga Porto Montenegro: Çuna, harrojeni të na kalojë topi