Aplikacion
Procesi i numërimit të votave preferenciale në qarkun e Fierit është përmbyllur këtë pasdite, duke vulosur përfundimisht ndarjen e mandateve për legjislaturën e ardhshme katërvjeçare në Kuvend.
Partia Socialiste ka siguruar gjithsej 12 mandate deputetësh, nga të cilët 5 janë kandidatë nga lista e mbyllur dhe 7 të tjerë janë zgjedhur përmes votës preferenciale nga lista e hapur.
Ndër emrat që kanë fituar mandat përmes listës së hapur është edhe Zegjine Çaushi, e cila u bë e njohur gjatë fushatës për debatet e saj publike me kandidatin demokrat Gazment Bardhi. Çaushi arrin kështu për herë të parë të bëhet pjesë e Parlamentit.
Nga ana tjetër, Partia Demokratike – Koalicioni për Shqipërinë Madhështore, me një total prej 42,693 votash, ka siguruar 4 mandate deputetësh nga lista e mbyllur. Mandatet i shkojnë kandidatëve:
Kandidatët e PS-së që fituan mandat përmes votës preferenciale:
Kandidatët e PD që morën mandat:
Rama “thumbon” protestuesit nga Porto Montenegro: Çuna, harrojeni të na kalojë topi