zoom

Lajme

Kërcënonte për vota në përgjime, SPAK “fal” Zegjinenë e Fierit

Kërcënonte për vota në përgjime, SPAK “fal” Zegjinenë e Fierit

SPAK ka përfunduar hetimin paraprak ndaj Zegjine Çaushit, kandidate e Partisë Socialiste në Fier, dhe ka vendosur që dosja të ndiqet më tej nga Prokuroria e Fierit.

Në deklaratën zyrtare thuhet se, ndonëse nuk janë provuar elementët e korrupsionit aktiv zgjedhor, hetimi ka ngritur dyshime për tre vepra të tjera penale: “shpërdorim detyre”, “përdorim i postit publik për qëllime politike” si dhe “kanosje ose ushtrim dhune ndaj pjesëmarrësve në zgjedhje”.

Çështja u hap pas publikimit të një audio-përgjimi në të cilin Çaushi dëgjohet duke i bërë presion një qytetari në kontekst elektoral. Publikimi i materialit solli reagime të forta në opinionin publik dhe kërkesa të menjëhershme nga opozita për hetim.

Tashmë Prokuroria e Fierit do të vlerësojë provat dhe do të vendosë nëse do të nisë procedim penal ndaj saj./ Zoom.al

Postime të lidhura