zoom

Të gjitha

Meghan Markle viziton Teksasin dhe bën homazhe për 19 fëmijët

Meghan Markle viziton Teksasin dhe bën homazhe për 19 fëmijët

Meghan Markle  ka bërë një vizitë të papritur në një memorial të ngritur për 21 viktimat e  masakres në  një shkollë fillore në Teksas.

40 vjeçarja , dukej e  zhytur në mendime ndërsa vendosi  edhe disa lule të bardha me një fjongo vjollcë në  memorialin jashtë Gjykatës së Qarkut Uvalde. Dukesha e Sussex-it kryqëzoi krahët ndërsa ecte përreth duke parë emrat e viktimave . Ajo ishte e veshur thjesht  me xhinse, atlete dhe një kapele .

Sipas një zëdhënësi të Dukeshës së Sussex, Meghan e bëri këtë vizitë duke qënë edhe ajo vetë një  nënë, për t’i ofruar ngushëllimet dhe mbështetjen e saj  një komuniteti që tashmë  po përjeton dhimbjen më të madhe .

Kjo nuk është paraqitja e parë e Markle në një memorial të viktimave nga të shtënat. Në vitin 2019, Meghan , e shoqëruar nga bashkëshorti i saj, Princi Harry, bëri homazhe për viktimat e masakrës së Christchurch, Zelanda e Re, në të cilën një person i armatosur hapi zjarr në dy xhami duke lënë të vdekur 51 persona dhe 40 të plagosur./L.K

/Zoom.al

Postime të lidhura