Aplikacion
Gjatë një vizite zyrtare në Izrael, kryeministri Edi Rama u ndal te zhvillimet në Lindjen e Mesme, duke folur për konfliktin mes Izraelit dhe Hamasit.
Në deklaratën e tij, Rama e cilësoi Hamasin si faktor kyç në krizën e Gazës, duke theksuar se sipas tij, pa largimin e kësaj organizate nuk mund të ketë një perspektivë reale për paqe. Ai e përshkroi Hamasin si strukturën që mban nën kontroll territorin dhe që, sipas tij, ka ndikuar drejtpërdrejt në përshkallëzimin e situatës.
“Nuk arritën të identifikojnë fajtorin real të kësaj situate. Kanë dështuar të pranojnë se rojtari i burgut të Gazës është Hamasi dhe askush tjetër. Ideologjia e terrorit kundër njerëzve të vet, mbi të gjitha kundër shtetit hebre, dhe dogma totalitare që mohon çdo të ardhme për jetën palestineze nën ndikimin izraelit, derisa izraeliti i fundit të zhduket nga faqja e dheut, është thelbi i këtij problemi. Sot, ky tunel në Tiranë u është dedikuar viktimave dhe atyre që në origjinë ndërtuan këto tunele terrori. Pengjet e marra më 7 tetor dhe gjithçka që ka ndodhur në Gaza do të ruhen si një kujtesë e përhershme e kësaj tragjedie”, tha Rama./ Zoom.al