zoom

Lajme

Vizita në Izrael, Rama pritet nga kryeministri Netanjahu

Vizita në Izrael, Rama pritet nga kryeministri Netanjahu

Kryeministri Edi Rama ka publikuar fotografi nga Izraeli, ku ka takuar homologun e tij izraelit, Benjamin Netanyahu.

Rama dhe Netanyahu kanë zhvilluar një takim ‘kokë më kokë’. Të dy kryeministrat kanë qenë të shoqëruar nga bashkëpunëtorët e tyre të afërt.

Kryeministri Edi Rama ka mbërritur ditën e djeshme në Izrael, 25 janar, në kuadër të një vizite pune që po zhvillohet në Jeruzalem, me në fokus pjesëmarrjen e tij në Konferencën Ndërkombëtare për Luftën kundër Antisemitizmit.

Këtë vizitë, kryeministri e paralajmëroi në Kuvend më 22 janar.

“Dua t’ju informoj se të hënën e ardhshme do të kem një tjetër nder të jashtëzakonshëm do i drejtohem Knessetit, parlamentit të Izraeli si kryeministër i Shqipërisë, por pa lejen e këtyre në të njëjtin format që iu rezervua para disa kohëve presidentit të SHBA-ve si dhe një numri tejet të kufizuarve udhëheqësish të huaj në historinë e atij kuvendi, emrat e të cilëve mund të gjenden lehtësisht, por i japin një përmasë krejt të posaçme privilegjit që më është bërë mua dhe kësaj shumice qeverisëse që mbështetet nga shumica dërrmuese e shqiptarëve për të folur në atë Kuvend”, u shpreh ai në seancën plenare.

Postime të lidhura