Aplikacion
Në korrik të këtij viti, Shqipëria nënshkroi një marrëveshje të gjerë ushtarake me Izraelin. Dokumenti i firmosur nga ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu dhe homologu i tij izraelit, u miratua edhe nga Këshilli i Ministrave.
Fillimisht, firma e Vengut u perceptua si një marrëveshje standarde midis dy qeverive për bashkëpunim në fushën e mbrojtjes. Megjithatë, kohët e fundit u zbulua se nuk ishte thjesht një marrëveshje qeveritare, por një marrëveshje sekrete, me vlera qindra milionë dollarëshe, e lidhur me kompaninë private Elbit Systems.
Muajin e kaluar, një nga gazetat më të mëdha izraelite, Haaretz, zbuloi se Elbit System ka siguruar një kontratë multi milionë dollarëshe nga qeveria shqiptare për të furnizuar Shqipërinë me armatim të rëndë, përfshirë murtaja dhe dronë. Paralelisht, kompania izraelite do të hapë dhe shkollën e aviacionit në Vlorë.
Ndonëse shifra totale e kontratës me Elbit mbahet sekret, burime për media tregojnë se bëhet fjalë për një biznes, i cili varion nga 400 deri në 600 milionë euro. Gjithçka e firmosur në mënyrë sekrete.
Skemë e ngjashme si me arabët
Raportohet se qeveria po shqyrton një skemë të ngjashme me atë të projekt Smart City, për të financuar faturën e rëndë që Shqipëria do t’i paguajë Elbit Systems.
Sipas burimeve, kompania izraelite do të gjejë vetë paratë në bankë. Shqipëria do të garantojë kredinë me garanci sovrane dhe pastaj do të marrë përsipër shlyerjen e saj duke përfshirë dhe interesat e majmë.
Nuk dihet saktësisht se sa është fatura totale e këtij operacioni. Disa burime e çojnë atë në rendin e miliardit të eurove. Por deri më tani gjithçka mbahet sekret. Megjithatë, tani që Elbit është vënë nën shënjestrën e NATO-s për korrupsion pritet të dalin më shumë detaje edhe për kontratën sekrete multimilionare të Edi Ramës me kompaninë izraelite.
Festa e çmendur për titullin botëror të Spanjës përfundon në tragjedi, humb jetën 13-vjeçari