Aplikacion
Një banesë në fshatin Sovjan të Maliqit është përfshirë nga flakët, duke rrezikuar seriozisht edhe shtëpitë përreth.
Falë ndërhyrjes së shpejtë të shërbimit zjarrfikës të Bashkisë Maliq, zjarri është izoluar në kohë, duke shmangur përhapjen në banesat ngjitur.
Sipas informacioneve paraprake, zjarri dyshohet se ka nisur nga pakujdesia e pronarit, i cili e përdorte banesën private si punishte artizanale.
Shtëpia është shkrumbuar plotësisht, por fatmirësisht nuk ka persona të lënduar./ Zoom.al





