Aplikacion
Dy persona, nënë e bir, humbën jetën tragjikisht këtë të diel në Maliq.
Shtëpia e tyre, ku kryefamiljar ishte Valter Azizllari, u përfshi nga flakët dhe për pasojë, tre anëtarë të familjes, nëna dhe dy fëmijët e saj, 14 dhe 6 vjeç, kanë pësuar djegie në tentativë për të shuar zjarrin.
Nëna, Merjeme Azizllari, ndërroi jetë në spital si pasojë e asfiksisë, ndërsa pak minuta më vonë u raportua se humbi jetën edhe djali i saj, 14 vjeç.
Ngjarja e rëndë ndodhi në bllokun nr. 3, ndërsa shkaqet e zjarrit janë nën hetim nga autoritetet./ Zoom.al
Euroja dhe dollari ndryshojnë kurs, si paraqitet tregu valutor


