zoom

Aktualitet

Zjarri në Maliq kthehet në tragjedi/ Humb jetën nëna dhe djali 14-vjeçar

Zjarri në Maliq kthehet në tragjedi/ Humb jetën nëna dhe djali 14-vjeçar

Një ngjarje tragjike është regjistruar ditën e sotme, ku një zjarr i cili përfshiu një banesë në Maliq i mori jetën nënës dhe djalit të saj 14-vjeçar, teksa fëmija tjetër 6-vjeçar ndodhet në spital.

Ata u transportuan me urgjencë drejt spitalit rajonal të Korçës. Ishte fillimisht nëna, Merjeme Azizllari, ajo që humbi jetën në spital si pasojë e asfiksisë, teksa raportohej se dy fëmijët kishin marrë djegie në pjesë të ndryshme të trupit, nga ku 14-vjeçari nuk mundi dot t’u mbijetonte plagëve.

Shkaqet e zjarrit ende nuk janë bërë të ditura, ndërkohë që në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet zjarrfikëse dhe grupi hetimor. Shtëpia e tyre, ku kryefamiljar ishte Valter Azizllari u përfshi nga flakët rreth orës 13:30./ Zoom.al

Postime të lidhura