zoom

Aktualitet

TRAGJEDIA në Maliq/ Zbulohet shkaku i zjarrit që u mori jetën nënës dhe djalit 14 vjeç!

TRAGJEDIA në Maliq/ Zbulohet shkaku i zjarrit që u mori jetën nënës dhe djalit 14 vjeç!

Detaje të reja bëhen me dije nga ngjarja e rëndë në Maliq, ku nënë e bir humbën jetën si pasojë e një zjarri që përfshiu banesën e tyre, ndërkohë që vajza 6-vjeçare u dërgua në gjendje të rëndë në spitalin e Korçës.

Burime për Zoom.al zbulojnë se zjarri u erdhi si pasojë e sobës me dru që familja e përdorte për ngrohje.

Zjarri shpërtheu rreth orës 13:30 në banesën e familjes Azisllari, ku ndodhej nëna 40-vjeçare së bashku me dy fëmijët e saj.

Si pasojë e flakëve dhe tymit të dendur, Merjeme Azisllari dhe djali i saj, Luka Azisllari, 14 vjeç humbën jetën nga asfiksia.

Menjëherë pas njoftimit, në vendngjarje mbërritën forcat zjarrfikëse dhe ambulancat, të cilat kanë transportuar me urgjencë nënën dhe dy fëmijët drejt Spitalit Rajonal të Korçës.

Fatkeqësisht, gruaja dhe 14-vjeçari nuk mundën t’i mbijetonin plagëve të marra, ndërsa fëmija tjetër, 6-vjeç ndodhet në gjendje kritike për jetën./ Zoom.al

Postime të lidhura