Aplikacion
Dalja në zgjedhjet parlamentare deri në orën 15:00 është 28.70 për qind, bazuar në procesimin e 97.34 për qind të të dhënave, sipas KQZ-së.
Përqindja më e lartë e daljes është në Zveçan me 46.11 për qind, ndërkaq më e ulëta në Leposaviq.
Krahasuar me zgjedhjet e kaluara parlamentare, të mbajtura më 9 shkurt, dalja është pothuajse e njëjtë, pasi atëherë kishin votuar 28.65 për qind.
Ndërkohë, kryetari i KQZ-së, Kreshnik Radoniqi, në konferencën për media tha se deri më tani janë raportuar edhe disa probleme të tjera të ndërprerjes së energjisë në disa qendra votimi.
Sipas tij, energjia u ndal në tri qendra në Skënderaj, dy në Malishevë dhe në dy qendra të tjera në Novobërdë dhe Obiliq.
Ai, megjithatë, tha se KEDS-i ka intervenuar shpejt dhe është rregulluar problemi.
“Natyrisht që na shqetëson çdo veprim që mund ta dëmtojë procesin. Ju sigurojmë që procesi do të vazhdojë normalisht dhe do të punojmë që integriteti i votës të mos cenohet”, tha ai kur u pyet nëse shqetësohet për ndërprerjet e rrymës gjatë procesit të votimit.
Edhe më herët gjatë ditës, KQZ-ja tha se ka pasur probleme me energjinë në disa qendra votimi.
Zoom.al/
ARRSH hap tenderin 5.24 milionë euro për lidhjen e Unazës Verilindore me Rrugën e Arbërit