Aplikacion
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka marrë pjesë në votimet e ditës së sotme në Prishtinë, ndërsa vendi po zhvillon zgjedhjet parlamentare të dyta brenda vetëm 9 muajve.
Para mediave, Osmani shprehu shpresën që rezultati i zgjedhjeve të lejojë formimin e shpejtë të një qeverie dhe të institucioneve të reja.
“Shpresoj që qytetarët të japin votën e tyre në mënyrë të përgjegjshme dhe që rezultati të na mundësojë krijimin e institucioneve dhe qeverisë sa më shpejt”, deklaroi Osmani.
Ajo theksoi gjithashtu rëndësinë e pjesëmarrjes masive, duke vlerësuar se sa më shumë qytetarë të marrin pjesë, aq më e fortë do të jetë legjitimiteti i institucioneve që do të formohen.
Ndërkohë, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve njoftoi se gjatë ditës janë regjistruar ndërprerje të energjisë elektrike në gjashtë qendra votimi, në komunat Istog, Ferizaj, Viti, Rahovec, Graçanicë dhe Gjilan. Sipas kryetarit të KQZ-së, Kreshnik Radoniqi, problemet janë adresuar dhe qendrat kanë rifilluar normalisht procesin e votimit. Pjesëmarrja deri në orën 11:00 ishte rreth 8.27 për qind e votuesve.
Zgjedhjet e sotme pritet të japin një qartësi më të madhe politike për Kosovën, pas dështimit të krijimit të koalicionit pas zgjedhjeve të mëparshme. Autoritetet zgjedhore kanë paralajmëruar se konferenca e radhës për raportimin e rezultateve do të mbahet në orën 15:30./ Zoom.al
Bashkëshorti i Elisa Spiropalit kallëzohet në polici për kanosjen e zyrtares së lartë