zoom

Lajme

Zbardhen prapaskenat e mbledhjes së PS, Rama debaton me socialistët: Pse nuk reagoni?

Zbardhen prapaskenat e mbledhjes së PS, Rama debaton me socialistët: Pse nuk reagoni?

Mbledhja e zgjeruar e Partisë Socialiste, e zhvilluar me dyer të mbyllura në Pallatin e Brigadave të shtunën, është shoqëruar me tensione, kritika dhe pakënaqësi të shprehura nga kryeministri Edi Rama ndaj socialistëve.

Burime nga takimi bëjnë me dije se kreu i qeverisë ka shprehur shqetësimin për mungesën e reagimeve publike të deputetëve dhe figurave të rëndësishme të partisë përballë protestave dhe kritikave që po adresohen ndaj qeverisë gjatë javëve të fundit.

Gjatë diskutimeve, Rama mësohet t’u ketë kërkuar figurave socialiste të mbajnë qëndrime më të qarta në publik dhe të mos qëndrojnë në heshtje në një moment që ai e konsideron të vështirë për mazhorancën.

Krryeministri ka evidentuar se vetëm pak figura të partisë kanë reaguar në mbrojtje të qeverisë, ndërsa pjesa më e madhe e drejtuesve kanë zgjedhur të qëndrojnë larg debatit publik.

“Vetëm Taulant Balla më ka qëndruar në krah duke mbajtur qëndrime në rrjetet sociale. Unë nuk kam nevojë për asnjërin se e përballoj vetëm këtë situatë, por dua të dëgjoj ju udhëheqësit e partisë se çfarë mendoni”, shkruan Lapsi.al.

Rama i është drejtuar Niko Peleshi: “Cili është mendimi yt Niko se nuk të kam parë të mbash asnjë qëndrim”?

Në këtë moment ka ndërhyrë ish-ministri Fatmir Xhafaj, i cili ka ngritur shqetësime që lidhen me perceptimin publik për arrogancën e pushtetit dhe me akuzat për korrupsion, veçanërisht në sektorin e ndërtimit.

Po ashtu, gjatë mbledhjes me dyer të mbyllura, Rama është përplasur edhe me Erion Braçen, duke e kritikuar për postimet e shpeshta në rrjetet sociale lidhur me problematikën e mbeturinave. Ai i ka vënë në dukje se publikon vetëm rastet kur koshat janë të mbushur dhe jo momentet kur situata normalizohet.

Braçe ka kundërshtuar këtë qëndrim, duke argumentuar se do të vazhdojë t’i publikojë problematikat për sa kohë ato mbeten të pazgjidhura dhe shqetësojnë qytetarët.

Porosia e Edi Ramës për deputetët në atë mbledhje ka qenë që të rrisin angazhimin në rrjetet sociale, duke promovuar më shumë investimet dhe projektet e qeverisë./ Zoom.al

Postime të lidhura