zoom

Të gjitha

“Pamundësia është një mit”/ Taylor Swift merr doktoratën “Nderi i Arteve të Bukura”

“Pamundësia është një mit”/ Taylor Swift merr doktoratën “Nderi i Arteve të Bukura”

Superylli Taylor Swift ka marrë një doktoratë nderi të arteve të bukura nga Universiteti i New Yorkut  duke shpërndarë përshëndetje në stadiumin e mbushur plot, “Yankee”.

E veshur me uniformën e një studenteje me rastin e diplomimit, Swift bëri shaka me mijëra të diplomuar duke thënë: Jam 90% e sigurt se arsyeja kryesore që jam këtu është sepse kam një këngë të quajtur 22.

“Unë kurrë nuk kam pasur një përvojë normale të kolegjit. Shkova në shkollën e mesme publike deri në klasën e 10-të dhe më pas përfundova arsimimin duke bërë detyrat e shtëpisë në dyshemenë e terminaleve të aeroportit”, tha Swift në fjalimin e saj para studentëve.

Këngëtarja, producentja dhe regjisorja tha se e filloi karrierën e saj muzikore në moshën 15-vjeçare, duke vizituar stacione të ndryshme radiofonike në të gjithë vendin. Ajo vazhdoi të shiste më shumë se 100 milionë albume dhe fitoi çmimin “Albumi i vitit” në Grammy 2021 për albumin e saj “Folkore”, duke e bërë atë artisten e parë që fitoi këtë kategori tri herë. Fitoret e saj të mëparshme ndodhën në vitin 2010 për albumin “Fearless” dhe në vitin 2016 për albumin “1989”.

Swift me këtë rast u dha edhe një këshill studentëve të diplomuar, duke thënë që të mos turpërohen asnjëherë së provuari që të jenë të suksesshëm./L.K
/Zoom.al