Aplikacion
Mesfushori Ylber Ramadani ishte në krah të trajnerit Sylvinho në konferencën për shtyp në prag të ndeshjes me Poloninë.
Ai deklaroi se skuadra është përgatitur maksimalisht për të marrë fitoren para publikut kuqezi në “Air Albania”.
Rritja në karrierë – Unë kam punuar shumë për të arritur synimet e mia dhe do të vazhdoj të punoj. E vetmja mënyrë për të rritur aty ku do, është të punosh shumë dhe unë nuk e kam ndalur punën.
Barazimi në Çeki – Ne luajmë gjithmonë për fitore, pavarësisht rezultatit. Luajtëm për fitore edhe në Çeki, por nuk ia dolëm. Atmosfera është e mirë dhe do të luajmë për fitore. Jemi profesionistë dhe dimë të luajmë edhe nën presion. E dimë që do të kemi në krah edhe tifozerinë tonë dhe kemi punuar shumë, për të marrë rezultatin që do të na kënaqte të gjithëve, fitoren.
Strategjia me Poloninë – Ne e dimë mirë objektivin tonë dhe do të luajë gjithmonë duke bërë presion lart, pasi duam të fitojmë. Edhe ndaj Polonisë do ta nisim në sulm, pasi duam të marrim tre pikët.
Morali i skuadrës -Atmosfera në grup është shumë e mirë. E dimë që do të jetë një ndeshje shumë e vështirë, por ne jemi përgatitur për të bërë më të mirën, ndaj shpresoj të marrim një rezultat pozitiv. /zoom.al/