zoom

Të gjitha

“AmfAR” rikthehet në jug të Francës, por këtë herë me nje kauzë të veçantë

“AmfAR” rikthehet në jug të Francës, por këtë herë me nje kauzë të veçantë

Yjet e botës së showbiz-it por jo vetëm  janë mbledhur së bashku,  për të mbështetur kërkimin mbi SIDA-n, por nuk ishte shkaku i vetëm pasi lufta në Ukrainë ishte  pjese e diskutimeve .

Aktorja Mila Jovovich tregoi mbështetjen ,për vendin e saj të lindjes duke veshur një fustan të dizajnuar ukrainas në gala-në e 28-të vjetore amfAR në jug të Francës.E lindur në Kiev nga një nënë ruse, Jovovich tha se ajo kishte ende familje dhe miq në vendin e shkatërruar nga lufta.“Ndjeva se ishte e drejtë dhe e duhur të isha në gjendje të përfaqësoja një nga gratë e vendit tim duke bërë diçka që i bën të lumtur”, tha ylli i “Resident Evil” për Reuters.

Këtë vit gala-ja , e cila zhvillohet çdo vit gjatë Festivalit të Filmit në Kanë, u kryesua nga Christina Aguilera me interpretimet e Ricky Martin dhe Charli XCX.Këngëtari Ricky Martin tha se ishte i kënaqur që po mbështeste kauzën.

I ftuari i nderit ishte fituesi i dyfishtë i Oskarit Robert de Niro.Ngjarja mbledh para përmes shitjes së biletave dhe një ankandi,ku vetëm vitin  e  kaluar mblodhi 11 milionë dollarë dhe presidenti  i amfAR, Kevin Ross, tha se gala-ja e këtij viti  është edhe më e madhe dhe më e mirë./L.K

/Zoom.al