zoom

Të gjitha

Vrasja e 18-vjeçares te dera e spitalit, aktorja e deputetja e njohur: Tmerr çka po përjetojnë vajzat dhe gratë tona

Aktorja dhe deputetja e njohur në Kosovë, Adriana Matoshi ka reaguar në lidhje me ngjarjen e rëndë që ndodhi në Ferizaj, ku një 18-vjeçare mbeti e vrarë.

Ngjarja tragjike, e cila ndodhi të dielën mbrëma në qytetin e Ferizaj, ku Marigona Osmani u la pa shenja jete, po bën bujë të madhe në media dhe në rrjetet sociale. Shumë personazhe të njohur kanë reaguar për ngjarjen e rëndë, duke dënuar ashpër veprimet e meshkujve të përfshirë në këtë ngjarje.

E fundit është Matoshi, e cila përmes një postimi në “Instastory” shprehet se sa “tmerr po përjetojnë vajzat dhe gratë tona”. Ajo shkruan se duhet gjetur një zgjidhje, ndryshe do të vriten edhe shumë femra.

“Sa Dardani ece lirshem ne rruge veç ni Zot e din! Tmerr çka po perjetojne vajzat dhe grate tona. Qe sa vjet thojme, “ishalla” rasti i fundit, e rastet veç po rriten e po bohen ma te tmerrshme!

Duhet nje gjetje, nje s’po di çka qe iu fute ne palce friken idioteve dhe vrasesve, perndryshe shkum posht.
Ma e keqja per ato nana qe perjetojne dhune ne prezence te femijeve e traumat po e bojne te veten mas nje kohe!
S’kom fjale!”- shkruan aktorja dhe deputetja e njohur.