zoom

Slider

VIDEO | Tifozët emocionojnë Muçin duke thirrur në kor emrin e tij, shoku i skuadrës “e zgjon”

VIDEO | Tifozët emocionojnë Muçin duke thirrur në kor emrin e tij, shoku i skuadrës “e zgjon”

Ernest Muçi zhvilloi një paraqitje të jashtëzakonshme në Conference League duke ndihmuar Legian e Varëshavës me një dygolësh të mposhte 3-2 ekipin e Aston Villa në një ndeshje emocionuese.

Veçanërisht goli i tretë dhe i dyti personal për Muçin erdhi falë aftësive të tij individuale.

Menjëherë pas mbylljes së ndeshjes, lojtarët e Legias kanë shkuar për të duartrokitur tifozët.

Në momentin gjatë festimeve tifozët thirrën emrin e Ernest Muçit në kor.

Në këtë çast Josue shkoi për të shkundur Muçin, që nuk mund ta fshihet buzëqeshjen në atë moment. /zoom.al/