zoom

Të gjitha

Vizatimi i Michaelangelo vjen me shifrën marramendëse

Vizatimi i Michaelangelo vjen me shifrën marramendëse

Një vizatim i panjohur më parë nga Michaelangelo do të ofrohet për shitje nga shtëpia e ankandeve Christie’s që në vlerën e  30 milionë eurove  .

Vizatimi, një nga veprat e pakta të artistit italian, u shit në vitin 1907 në Paris dhe u klasifikua  si një vepër e shkollës së Michaelangelos. Më pas vepra e artistit mbeti në hije deri në vitin 2019, kur një specialist i Christie’s e njohu atë si një nga veprat e Michaelangelos.

Vizatimi mendohet të jetë një nga veprat e hershme të Michaelangelo-s, që daton në fund të shekullit të 15-të.  Në vepër shihet  një burrë i përshkruar në një afresk, “Pagëzimi i Neofitëve”, nga Masaccio. E teksa dy persona të tjerë qëndrojnë pranë tij në vizatim.

Vepra ishte cilësuar një thesar kombëtar francez, gjë që e ndaloi atë të eksportohej nga vendi për 30 muaj. Por qeveria franceze hoqi kohët e fundit emërtimin, duke lejuar që vizatimi t’u ofrohet pa kufizim koleksionistëve kudo në botë bën me dije specialisti I shtëpisë së ankandeve. Vepra do të shfaqet  në ankand në Paris më 18 maj./L.K

/Zoom.al