zoom

Aktualitet

Vdesin dy efektivë policie në burgun “313”

Vdesin dy efektivë policie në burgun “313”

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Institucionin e Paraburgimit 313 në Tiranë, ku brenda pak orësh kanë humbur jetën dy efektivë policie.

Sipas informacioneve paraprake, viktima e parë është Zog Muhametaj, 62 vjeç, i cili rreth orës 21:00 të mbrëmjes ka pësuar një atak kardiak teksa po zhvillonte instruktazhin në oborrin e paraburgimit. Pavarësisht ndërhyrjes dhe përpjekjeve për t’i shpëtuar jetën, ai nuk ka mundur të mbijetojë.

Pas ngjarjes, në institucion është thirrur një ekip për këqyrjen e kamerave të sigurisë dhe hetimin e rrethanave.

Rreth orës 01:00 të mëngjesit, edhe Pëllumb Vrana, teknik i kamerave të sigurisë në paraburgim, ka pësuar gjithashtu një atak kardiak. Ai është transportuar me urgjencë në spital, por nuk ka arritur t’u mbijetojë komplikacioneve.

Paraprakisht dyshohet se të dy punonjësit kanë humbur jetën si pasojë e atakut kardiak, ndërsa pritet që hetimet dhe ekspertiza mjeko-ligjore të hedhin më shumë dritë mbi rrethanat e ngjarjes. /Zoom.al

Postime të lidhura