Aplikacion
Është bërë i ditur emri i vajzës së aktores Priyanka Chopra dhe këngëtarit Nick Jonas, tre muaj pasi ajo ka ardhur në jetë.
Vajza e tyre ka lindur përmes nënës surrogate, ndërkohë që tashmë është kuptuar se emri i saj është Malti Marie Chopra Jonas. Malti Marie ka lindur më 15 janar, në spitalin San Diego, sipas certifikatës së lindjes.
“Jemi shumë të lumtur t’ju njoftojmë se kemi mirëpritur vajzën tonë, përmes një surrogateje. Kërkojmë privatësi në këtë kohë të veçantë për ne, jemi të fokusuar te familja”, ka shkruar Chopra.
Chopra dhe Jonas janë martuar në dhjetor të vitit 2018, me një seri festimesh, përfshirë një ceremoni perëndimore dhe një tjetër me tradita të popullit Hindu./L.K
/Zoom.al