Aplikacion
Paris Jackson shpreson të ripërcaktojë standardet e bukurisë me bashkëpunimin e saj të ri. Vajza e Michael Jackson dhe Debbie Rowe është shpallur fytyra e re e KVD Beauty dhe ka folur për bashkëpunimin e saj me PopSugar.
Ndërsa Paris ka qenë në këtë rrugëtim pa babanë e saj që nga vdekja e tij në vitin 2009, vlerat e rrënjosura nga Michael kanë qëndruar me të.
“Unë u rrita me dashuri të lirë nga një baba me tip hipi. Ai më mësoi se bukuria vjen nga brenda – dhe sot e kësaj dite, unë ende e besoj këtë.”
Paris thotë se e gjitha ka të bëjë me vetë-shprehjen. Me një piercing në hundë dhe e gjitha e mbuluar me tatuazhe shumëngjyrëshe të cilat ajo i shfaq me krenari ashtu si e ka mësuar i ati.
“Shumë prej tyre i kam bërë pa asnjë arsye,” tha ajo.
Ndërsa pranoi se marrëdhënia e saj me bukurinë ishte e ndërlikuar për shkak të presioneve shoqërore, ajo ka mësuar se si të përballet duke gjetur besimin e saj dhe duke uruar dashurinë për veten.
https://youtu.be/TgyyvB6wQSg
“Kohët e fundit, kam mësuar se si t’i përballoj të gjitha duke praktikuar dashurinë për veten, pohimet dhe duke u zhytur më thellë në jetën time shpirtërore,” tha artistja./L.K
/Zoom.al