Aplikacion
Ylli i muzikës country, Keith Urban, ka treguar se si gruaja e tij, Nicole Kidman, e ka ndihmuar ta luftojë varësinë nga alkooli dhe kokaina.
Në një intervistë të re për gazetën “Sunday Times”, këngëtari australian foli hapur për rrugëtimin e tij drejt rikuperimit, i cili përfshinte periudha të shumta rehabilitimi. “Secili person bënë çfarë të dojë për t’u argëtuar. Unë tashmë e kam kuptuar se mënyra e argëtimit përmes alkoolit, është e gabuar për mua”, tha këngëtari duke bërë shaka.
Për herë të parë, Urban u regjistrua në qendër rehabilitimi në vitin 1998. Me insistimin e Kidmanit, ai e përsëriti këtë veprim disa muaj pasi u martua me yllin e kinematografisë, në vitin 2006. Tani, këngëtari i famshëm i muzikës country i cili i ka vajzat, Faith dhe Sunday, me aktoren hollywoodiane, nuk ngurron ta falënderojë gruan e tij për faktin se e ka ndihmuar ta rregullojë jetën.
“U detyrova ta gjejë një mënyrë tjetër për të qenë i pranishëm në këtë botë. Jam i lumtur që nuk m’u desh të ndryshoja diçka tek muzika ime. Kam shkruar shumë hite derisa isha në gjendje të dehur. Po ashtu kam shkruar shumë hite kur isha esëll. Ndihem me fat që varësia nga alkooli dhe kokaina nuk e ka definuar kreativitetin tim”, shpjegoi tutje Urban.
Kidman gjithashtu nuk ngurron ta theksojë se mbështetja mes çiftit është reciproke. Në ceremoninë e 94-të “Oscar”, aktorja tregoi se Urban kishte fluturuar nga Las Vegas pas interpretimit disa orësh në skenë, vetëm për ta shoqëruar atë mbi tapetin e kuq. Në qershor të vitit të kaluar, Nicole dhe Keith, e shënuan 15 vjetorin e martesës./L.K
/Zoom.al