Aplikacion
Irina Shayk shfaqet si një sirenë moderne. Supermodelja është protagoniste e fushatës për koleksionin resort të Anine Bing.

Pamje intriguese, në fotot e realizuara nga Chris Colls modelja duket mahnitëse dhe joshëse.

Marka daneze ka zgjedhur Shyak si dëshmitare të saj. Në fotot për fushatën, supermodelja nxjerr në pah gjithë bukurinë dhe elegancën e saj, duke pozuar në ujë me rroba banje të zeza që i nxjerrin në pah format seksi.
Në moshën 36-vjeçare, Irina Shayk vazhdon të jetë një nga modelet më të kërkuara dhe më të admiruara. Markat më prestigjioze konkurrojnë për ta “rrëmbyer” dhe për të lançuar koleksionet apo për ta veshur gjatë eventeve më prestigjioze. Në Met Gala ajo zgjodhi Givenchy, duke u paraqitur me një veshje të dëlirë.

Ndërsa përsa i takon jetës së saj private Irina Shayk vazhdon të jetë beqare. Ajo ka mbajtur marrëdhënie të shkëlqyera me ish-in e saj Bradley Cooper me te cilin ka një vajzë Lea de Seine, por tashmë të gjithë kanë marrë rrugët e tyre./L.K
/Zoom.al
Shifrat/ Cilat janë qytetet me popullsinë më “dembele” në Shqipëri