zoom

Aktualitet

E rëndë në Pogradec, humb jetën elektricisti

E rëndë në Pogradec, humb jetën elektricisti

Një ngjarje e rëndë është regjistruar këtë të diel në fshatin Zërvaskë, në Pogradec, ku një elektriçist ka humbur jetën gjatë punës.

Viktima është Agim Beqiri, rreth 60 vjeç, i cili dyshohet se ka rënë në kontakt me rrymën elektrike, teksa po riparonte një linjë me defekt.

Një banor i fshatit tregon se Beqiri ishte punonjës i Bashkisë së Pogradecit prej shumë vitesh dhe merrej me riparimin e defekteve në linjat e ndriçimit.

Në foto: banori

Ai dëshmoi se elektricisti kishte konstatuar defektin një natë më parë dhe ishte kthyer sot për ta riparuar, ndërsa ishte njeri shumë punëtor, që punonte edhe ditët e pushimit.

“Sot ishte punonjësi i komunës për defektet e linjave të ndriçimit. Ishte një person që punonte në komunë prej shumë kohësh, ishte një burrë shumë i mirë, i rregullt, i sinqertë, punonte shumë dhe ditët ë pushimit meqë kishte probleme fshati, erdhi e konstatoi mbrëmë defektin dhe erdhi ta bënte sot. Shumë keq më ka ardhur, t’i rrojnë fëmija. Ngushëllime familjes,”- rrëfeu ai./ Zoom.al