Aplikacion
Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë pasditen e kësaj të diele Pyllin e Sodës në Vlorë, duke krijuar një re të dendur tymi të zi, e cila ka pushtuar një pjesë të madhe të qytetit.
Sipas raportimeve, flakët kanë rënë në zonën me pisha pranë vijës hekurudhore në Zvërnec, ndërsa në vendngjarje kanë mbërritur forcat zjarrfikëse dhe Policia, të cilat po punojnë për izolimin e vatrës.
Sipas shërbimeve zjarrfikëse, situata mbetet e vështirë pasi në të njëjtën kohë janë aktive edhe disa vatra të tjera zjarri në territorin e Vlorës, konkretisht në Dukat, pranë tunelit të Llogarasë, në zonën e Parkut të Mallrave dhe në Triport.
Shkaqet e zjarrit në Pyllin e Sodës ende nuk dihen, ndërsa operacioni për shuarjen e flakëve vijon.
Shifrat/ Cilat janë qytetet me popullsinë më “dembele” në Shqipëri