zoom

Të gjitha

“Ua prinin mishin kur ishin ende gjallë”/ Media serbe: UÇK trafikonte organe në tregun e zi

“Ua prinin mishin kur ishin ende gjallë”/ Media serbe: UÇK trafikonte organe në tregun e zi

Një shkrim për krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës është botuar sot në faqen e parë të gazetës serbe “Kurir”.

Në këtë artikull shkruhet për “krimet e pretenduara të luftës nga ushtarët e UÇK-së dhe Shtëpinë e Verdhë”.

Sipas medias serbe, ushtarët kosovarë kanë trafikuar organet e serbëve në fund të viteve 1990 duke i shitur në tregun e zi.

Ata kanë vijuar më tej duke nxjerrë dhe listën e çmimeve:

300.000 marka për zemrën,
60.000 marka për veshkën,
10.000 marka për 5 litra gjak

Sipas “Kurir”, protagonisti i këtyre punëve Jakup Krasniqi, ish-zëdhënës i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK). Mes të tjerëve, sipas medias ishin edhe ish-udhëheqësit e UÇK- së, Ramush Haradinaj dhe Hashim Thaçi, të cilët më vonë shërbyen si kryeministër dhe presidentë të Kosovës. Të gjithë fituan miliona.

“Organet e serbëve, romëve dhe shqiptarëve hiqeshin në disa lokacione – më shpesh në Shqipëri – e preferuara ishte “shtëpia e verdhë”. Viktimat zakonisht nuk viheshin në gjumë përpara se t’u merreshin organet, por priheshin të gjallë. Menjëherë pas heqjes nga trupi, organet u vendosën në frigoriferë të veçantë dhe dërgoheshin në vendet e caktuara,” shkruhet në artikull.

“Kurir” raporton se e ka marrë dëshminë nga një shqiptar, dëshmitar dhe bashkëpunëtor në trafikun e organeve. Bëhet fjalë për dëshminë e një njeriu që i ka hequr personalisht organet e njerëzve.

Sipas medias serbe, ky “ish-pjesëtar i UÇK-së” përshkruan në detaje se si ka ndodhur trafikimi i organeve.

“Nisi me idenë për të marrë paratë që gjoja u duheshin për luftën dhe normalisht i mbajtën për vete”.

Duke theksuar se është shumë i frikësuar për gjithë këto që thotë, shqiptari ka deklaruar se kryesori për trafikun e organeve ka qenë Jakup Krasniqi.

“Organizatorë të gjithë kësaj “pune” me organet janë: Shefi Jakup Krasniqi – truri i çdo gjëje, edhe për UÇK-në edhe për këtë “biznes”, kurse organizatorë janë Ramush Haradinaj, Hashim Thaçi e Sabit Geci. Meqë ishin komandantë, na porositën kush dhe kur dhe ku t’i transferonim të burgosurit dhe kështu u bë. Jam stërvitur nga “Black Masks”. Aty kishte më shumë mjekë për trajnim. Ata ishin nga Shqipëria. Më treguan në pjesët plastike të trupit se si të prisja, kryesisht zemrën, por edhe për veshkat, megjithëse më së shumti bëhej fjalë për zemrën. Epo atëherë më treguan se si ta nxjerr dhe si ta fus në akull.  Më thanë se maksimumi 12 orë kohë kisha ta merrja për t’ia vënë dikujt tjetër. Teksa merret zemra vendoset direkt në një kuti plastike që ka kapak dhe vendoset në frigorifer me akull. Mjekët thanë se duhet pasur kujdes kur priten venat dhe arteriet,” tregon ai, sipas “Kurir”.