zoom

Aktualitet

U thirr në SPAK, a do të paraqitet sot Belinda Balluku?

U thirr në SPAK, a do të paraqitet sot Belinda Balluku?

Zëvendëskryeministrja Belinda Balluku është thirrur sot zyrtarisht nga SPAK, në kuadër të hetimeve për “shkelje të barazisë në tendera”.

Fletëthirrja mban firmën e prokurorit Dritan Prençi, i cili ka kërkuar që numri dy i qeverisë të paraqitet e shoqëruar nga avokati, gjë që lë të kuptohet se ajo mund të përballet me një komunikim akuze penale.

Ndërkohë, kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, e akuzoi dje Ballukun se po përpiqet të shmangë paraqitjen në SPAK, ku pritet të njihet me akuzat që rëndojnë ndaj saj.

Sipas Bardhit, Balluku ka “sajuar një vizitë zyrtare në Bullgari” për të shmangur daljen përpara prokurorëve.

Postime të lidhura