Aplikacion
Zv.kryeministrja Belinda Balluku është thirrur për herë të dytë në Prokurorinë e Posaçme, pasi nuk u paraqit ditën e sotme për t’u njohur me akuzat që i adresohen nga SPAK.
Prokurori i çështjes, Dritan Prençi, ka vendosur të rinisë procedurën ligjore, duke i dërguar një tjetër fletë-thirrje zyrtare.
Sipas gazetarit Elton Qyno, dokumenti është përcjellë në adresë të Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë, ku Balluku mban detyrën e titullares. Në njoftim, asaj i kërkohet të paraqitet gjatë ditëve të kësaj jave dhe të jetë e shoqëruar nga përfaqësuesi i saj ligjor.
Prokuroria e posaçme ka paralajmëruar se, në rast të mungesës së pajustifikuar, do të ndërmerren masa për shoqërimin e detyruar përpara hetuesve të SPAK./ Zoom.al
ARRSH hap tenderin 5.24 milionë euro për lidhjen e Unazës Verilindore me Rrugën e Arbërit