Aplikacion
Analisti Andi Bushati ka ngritur pikëpyetje të forta në lidhje me mënyrën se si SPAK po e trajton çështjen që përfshin zëvendëskryeministren Belinda Balluku, duke lënë të kuptohet se mund të ketë një marrëdhënie të ndërlikuar midis politikës dhe drejtësisë.
Në një intervistë për “Syri TV”, Bushati u shpreh se hetimet ndaj Ballukut nuk duhen parë si një proces i izoluar, por si pjesë e një panorame më të gjerë që përfshin mënyrën sesi sistemi aktual politik funksionon në raport me drejtësinë dhe median.
Ai shtoi se fakti që zyrtarja e lartë nuk është thirrur ende për t’u pyetur nga Prokuroria e Posaçme, ngre dyshime për negociata të mundshme mes SPAK dhe përfaqësuesve të qeverisë, duke lënë hapësirë për interpretime mbi qëllimin dhe ritmin e hetimeve.
Bushati vuri në dukje se në disa raste të ngjashme, hetimet e institucioneve të drejtësisë janë përqendruar në detaje dytësore ose elementë personalë, duke shmangur thelbin e problemeve që lidhen me korrupsionin në nivelet më të larta të administratës publike.
“SPAK rri memec për Ballukun, se thotë e kam thirr s’e kam thirr. Kjo tregon se për rastin e Ballukut po negociohet, mes prokurorëve të SPAK dhe qeverisë. Ne s’e dimë, çfarë po ndodh, nëse kjo që thuhet për Ballukun është e vërtetë që shtyllat e regjimit s’preken. Arben Ahmetajn, dy vila, ku e ka bërë korrupsionin qeveritar nuk dihej. Beqaj çonte lekët te restoranti, për këtë hetohet. Veliaj, jo për zgjedhje e 5D, për brekët e fustanet e Ajolës….asnjëri nga këta nga SPAK i madh nuk hetohet për krimin fondamental.
Këto janë hajdutët e vegjël brenda veprave të mira të mëdha. Ky është dhe rasti i Ballukut. 50 mln nga tenderi kanë avulluar, një nga Tv e mëdhenj, është përfitues i madh i thelës, SPAK nuk prek, tek incinetarori s’preket TCH, se del para e madhe. Sepse preken një nga shtyllat. Çdo njeri që prek, s’e prek të lidhur me regjimin. Pushteti marshon i lavdishëm para, po ky pushtet ha ndonjë gjë prapa shpinës së pushtetit.
Belinda Balluku ka kohë të tregohet inteligjente, të arratiset. Se po ra në kthetrat e këtyre, e prokurorëve të SPAK që s’do hetojnë për krimet e qeverisë, por do i numërojnë për vibratorët, tangat e dashnorët që ka futur në shtëpi e do e diskreditojnë se s’ka këllqe për pushtetin. Bien hajdutët ordinerë, SPAK lartëson kryehajdutin”, tha Andi Bushati./ Zoom.al
ARRSH hap tenderin 5.24 milionë euro për lidhjen e Unazës Verilindore me Rrugën e Arbërit