zoom

Aktualitet

Dumani flet për hetimet ndaj Ballukut: Prokurori Prençi ka gjithë..

Dumani flet për hetimet ndaj Ballukut: Prokurori Prençi ka gjithë..

Gjatë paraqitjes së raportit vjetor të SPAK në Kuvend, drejtuesi i institucionit, Altin Dumani, është ndalur edhe tek hetimet që prekin nivelin e lartë qeveritar, mes tyre çështja në të cilën përmendet edhe zv.kryeministrja Belinda Balluku.

Në përgjigje të interesimit të deputetit të opozitës Klevis Balliu lidhur me sigurinë dhe presionet e mundshme ndaj prokurorit special Dritan Prençi, i cili po merret me këtë dosje, Dumani sqaroi se hetimet po zhvillohen normalisht dhe pa ndërhyrje.

Ai theksoi se prokurori Prençi gëzon mbështetjen e pakushtëzuar të tij për të vijuar hetimet.

“Prokurori Prençi dhe të gjithë kanë mbështetjen time si kryetar i SPAK. Deri tani nuk më ka paraqitur ndonjë problem për ndonjë kërcënim ndaj tij. Prençi ka gjithë mbështetjen time në hetimin e çdo çështjeje që ka në ndjekje. Ashtu siç thashë, jo vetëm ai por gjithë prokurorët e SPAK. Në asnjë rast nuk kam bllokuar hetime, por jam munduar të krijoj një ambient ku prokurorët ndihen të lirë për të ushtruar ndjekjen penale”, tha Altin Dumani./ Zoom.al

Postime të lidhura