zoom

Aktualitet

Dumani ftesë Ahmetajt: Bëhu bashkëpunëtor i drejtësisë

Dumani ftesë Ahmetajt: Bëhu bashkëpunëtor i drejtësisë

Në seancën plenare të sotme, kreu i SPAK, Altin Dumani raportoi për punën vjetore të këtij institucioni, duke marrë pyetje të shumta nga deputetët.

Ai u pyet për dosje të nxehta, si inceneratorët, çështja ndaj Erion Veliajt apo edhe ajo ndaj Arben Ahmetajt.

Dumani tha se ka nisur hetime për çështjen e inceneratorëve, duke përfshirë 71 individë nga nivele të ndryshme.

Ndërsa sa i përket Erion Veliajt, Dumani theksoi se procesi nuk ka përfunduar dhe se ende nuk është hapur një procedim zyrtar ndaj tij.

Duke u ndalur te rasti i Ahmetajt dhe akuzat e ndryshme që ai ka ngritur nga arratia, Dumani e ftoi atë të bëhet bashkëpunëtor i drejtësisë.

Ai gjithashtu njoftoi se SPAK është e përgatitur të bashkëpunojë në çdo moment me Ahmetajn nëse ky i fundit vendos të zbulojë elementë të tjerë në hetim, duke u përfshirë si bashkëpunëtor i drejtësisë.

“Qëllimi ynë është që të mos mbetet asnjë çështje pa hetuar. Çdo person që rezulton i përfshirë, do të përballet me pasojat e ligjit.

Deklarimet publike vlerësohen rast pas rasti, për një person që sot është në kërkim ndërkombëtar. Ahmetaj është i mirëpritur nëse do të bëhet bashkëpunëtor i drejtësisë”, tha Dumani./ Zoom.al

Postime të lidhura