zoom

Aktualitet

Altin Dumani flet në Kuvend për aeroportin e Vlorës

Altin Dumani flet në Kuvend për aeroportin e Vlorës

Gjatë raportimit të kësaj të hëne në Kuvend, kreu i SPAK-ut, Altin Dumani, u pyet në çfarë faze janë hetimet lidhur me aeroportin e Vlorës, nga deputeti i PD-së, Belind Këlliçi.

Pyetja e Këlliçit e lexuar nga Dumani: “Gjatë këtyre ditëve ka dalë në sipërfaqe skandali i aeroportit të Vlorës, ku të dhëna tronditëse tregojnë që ka ndodhur një garë fiktive me kompani që janë futur në garë vetëm për të plotësuar kriteret dhe më pas janë tërhequr me miratimin po të qeverisë. Ju keni deklaruar se keni nisur hetime në lidhje me aeroportin e Vlorës, pyetja ime është: çfarë duhet të ndodhë më shumë për t’u arrestuar zv.kryeministrja Belinda Balluku, që ka firmosur miratimin për tërheqjen e kompanisë fiktive turke, që ishte e vetmja kompani që plotësonte kriteret e garës koncesionare, dhe kompania me një investim që sjell miliona euro fitim në një vit ka shitur gati gjysmën e aksioneve. Skema 5D e implikuar nga Erion Veliaj duket nuk ka qenë e izoluar vetëm në Bashkinë e Tiranës. E njëjta skemë, por kësaj here 5B, rezulton që të jetë aplikuar edhe nga Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë.”

Altin Dumani u përgjigj: “Unë nuk mund të jap… ju përmendët aeroportin e Vlorës. Nuk mund të jap shpjegime apo informacione për çështje që ndodhen në fazën e hetimit paraprak.”

Postime të lidhura