Aplikacion
SPAK i ka dërguar dy herë fletë-thirrje zëvendëskryeministres Belinda Ballukut, që të paraqitet për t’i komunikuar akuzën e shkeljes së barazisë në tendera.
Por Balluku jo vetëm nuk është paraqitur, por vijon ushtrimin e detyrës së saj pa bërë asnjë reagim, sikur nuk po hetohet për tenderin e tunelit të Llogarasë.
Dje kur prokurorët e prisnin në SPAK ajo u shfaq në Bukuresht, ndërsa sot e nisi ditën duke prezantuar Liburn Aliun në krye të Autoritetit Portual të Durrësit.
Gjatë prezantimit, ajo përmendi kryeministrin Edi Rama, i cili pak ditë më parë e lëshoi, duke deklaruar se drejtësia është e lirë të bëjë punën e saj.
Balluku gjatë fjalës së saj vlerësoi Ramën dhe punën e tij.
“Edi Rama ka punuar historikisht për Shqipërinë dhe Kosovën me të njëjtin pasion dhe dëshirë për të parë shqiptarët në lartësinë që ata meritojnë. Nuk është hera e parë që qytetarë të Kosovës janë përfshirë në ekzekutivin shqiptar. Por Liburn Aliu është më i spikaturi ndër të gjithë kolegët e tjerë që na janë bashkuar. Kryeminidtri ma ka aprovuar propozimin tim, duke madje ma mbështetur sepse Porti i Durrësit është porti i shqiptarëve, jo vetëm i Shqipërisë. Është porta hyrëse në Ballkanin Perëndimor”, tha Balluku./ Zoom.al
ARRSH hap tenderin 5.24 milionë euro për lidhjen e Unazës Verilindore me Rrugën e Arbërit