zoom

Aktualitet

Balluku i përgjigjet SPAK, gazetarja zbulon detaje

Balluku i përgjigjet SPAK, gazetarja zbulon detaje

“Zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, ka kërkuar shtyrjen e paraqitjes së saj në SPAK, pas njoftimit për marrjen nën hetim për “Shkelje të barazisë në tendera”.

Lajmi është bërë publik nga gazetarja Klodiana Lala, e cila në “News24” zbuloi se Balluku i është përgjigjur SPAK përmes avokatit të saj, pasi u njoftua zyrtarisht me fletë-thirrje për t’u paraqitur në ambientet e Prokurorisë së Posaçme, e shoqëruar nga një avokat.

“SPAK ka krijuar bindjen se ndaj znj. Balluku ekzistojnë elementë që kërkojnë verifikim hetimor. Për këtë arsye, ajo është njoftuar të paraqitet për të dhënë shpjegime si person nën hetim për shkeljen e barazisë në tendera.

Zonja Balluku nuk u paraqit, por i ka dërguar një shkresë Prokurorisë përmes avokatit, duke kërkuar që të përcaktohet një datë tjetër për t’u marrë në pyetje”, deklaroi Klodiana Lala./ Zoom.al

Postime të lidhura