Aplikacion
Policia financiare e Leços ka vënë në pranga 30-vjeçarin shqiptar i cili u kap me 14 kilogramë kokainë me vlerë 2 milionë euro, gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin e tij.
Siç raportohet nga policia italiane, kokaina ishte e fshehur në pjesën e poshtme të sediljes së pasagjerit. Në dyshemenë e makinës, vendin “sekret” të shqiptarit, u gjetën 10 pako me “të bardhë” që peshonin 11 kilogramë.
Gjatë ushtrimit të kontrollit në shtëpinë e tij, policia zbuloi edhe 3 kilogram të tjera.
Deri në këto momente, emri i të arrestuarit nuk është bërë me dije, ndërsa sipas informacioneve të siguruara nga mediat “malli” ishte i një cilësie tepër të lartë.
Kokaina kishte si destinacion shpërndarjen në sheshet e Leçe-s dhe provincën e Como.