zoom

Të gjitha

U hodhën nga kati i 6-të, i jepet nesër lamtumira e fundit çiftit shqiptar!

Çifti shqiptar, Florind Belliu dhe Ornela Shehini, do të përcillen të mërkurën për në banesën e fundit.

Ceremonia mortore për çiftin e bashkëshortëve që u hodhën nga kati i 6-të i pallatit ku banonin, do të organizohet nga komuniteti shqiptar në New York.

Çifti ishin prindër të dy fëmijëve, ndërsa ishin në pritje të fëmijës së tretë pasi e ndjera Ornela Shehini ishte shtatzënë.

Njoftimi nga Gazeta Dielli:

Nesër, shqiptarët e Amerikës përcjellin në banesën e përjetshme Ornela Shehin dhe Florind Belliu

Nesër, më 10 Gusht 2022 nga ora 2 – 9 Pm në adresën e Funeralit: Farenga Brothers Funeral Home 920 Allerton Ave Bronx, NY 10469 (718) 654-0500, komuniteti shqiptar në New York e më gjerë do të përcjellë për në banesën e përjetshme bashkëshortët Ornela Shehi dhe Florind Belliu.

Bashkëshortët u ndanë nga jeta tragjikisht duke lënë pas 2 fëmijë të mitur, shumë dhimbje, trishtim e lot te familjarët, miqtë e çdo shqiptar që u trondit thellë nga vdekja e tyre.

Largimi për në amshim i dy të rinjve me shumë ëndrra në tokën e premtuar, shkaktoi një tragjedi të vërtetë për rrethanat, pasojat dhe misterin që morën me vete në qiell.

Federata Vatra, Gazeta Dielli e mbarë komuniteti shqiptar në Amerikë shpreh ngushëllimet më të thella familjes, të afërmve e miqve të Ornelës e Florindit.

Shpirti i tyre pushoftë në paqen e përjetshme e Zoti i forcoftë familjen.

Paçin fëmijët me jetë të gjatë. U kujtofshin e mos u harrofshin kurrë përjetë.