zoom

Të gjitha

Publikohen datat! 5 muskëterët “Backstreet Boys”, turne në Evropë

Publikohen datat! 5 muskëterët “Backstreet Boys”, turne në Evropë

Grupi i njohur i muzikës i përbërë nga 5 meshkuj, “Backstreet Boys” kanë bërë të ditur datën e koncerteve në Britani të Madhe dhe Evropë, si pjesë e turneut të tyre botëror “DNA”.

Anëtarët për herë të fundit performuan para publikut në vitin 2019 dhe tani do ta fillojnë turneun në Portugali më 3 tetor të këtij viti, para se të vazhdojnë me koncerte në shtete të tilla si, Spanja, Gjermania dhe Italia. Turneun e përmbyllin me një shou në arenën O2 të Londrës, më 6 nëntor.

Për të ndihmuar njerëzit e detyruar të largohen nga shtëpitë e tyre në Ukrainë, grupi “Backstreet Boys” do t’i dhurojë një pjesë të parave të mbledhura nga shitja e biletave të turneut “DNA”, për organizatën UNHCR, raporton portali “NME”. Banda e ndau me fansat episodin e parë të filmit dokumentar, “Making Of The DNA Tour”./L.K

/Zoom.al