Aplikacion
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka urdhëruar Marinën e SHBA-së të ndërhyjë ndaj çdo anijeje të dyshuar iraniane që vendos mina në Ngushticën e Hormuzit.
Sipas Trump, nuk do të ketë asnjë vonesë apo hezitim në veprimet ushtarake, ndërsa forcat detare janë urdhëruar të reagojnë menjëherë ndaj çdo kërcënimi të mundshëm në këtë zonë me rëndësi jetike për transportin global të naftës.
Kam urdhëruar Marinën e Shteteve të Bashkuara të qëllojë çdo anije që po vendos mina në ujërat e Ngushticës së Hormuzit. Nuk duhet të ketë hezitim”, shkruan Trump në rrjetet sociale.
Në të njëjtën kohë, operacionet për pastrimin e minave në Ngushticë janë në zhvillim e sipër dhe pritet të intensifikohen, me synim garantimin e sigurisë së lundrimit ndërkombëtar./ Zoom.al
ARRSH hap tenderin 5.24 milionë euro për lidhjen e Unazës Verilindore me Rrugën e Arbërit