Aplikacion
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka deklaruar se Irani ndodhet në një situatë të rënduar, duke e cilësuar si “gjendje kolapsi”.
Në një reagim të publikuar në rrjetin social Truth Social, Trump bëri të ditur se autoritetet iraniane i kanë komunikuar palës amerikane nevojën për ndërhyrje të shpejtë, duke kërkuar hapjen e Ngushticës së Hormuzit sa më parë.
Sipas tij, Teherani po përpiqet të menaxhojë një situatë të brendshme të ndërlikuar, veçanërisht në lidhje me drejtimin politik të vendit. Trump shtoi se beson që vetë Irani do të arrijë të marrë vendime për të ardhmen e lidershipit të tij.
“Irani sapo na ka informuar se është në një “Gjendje Kolapsi”. Ata duan që ne ta “hapim Ngushticën e Hormuzit” sa më shpejt të jetë e mundur, ndërsa përpiqen të kuptojnë situatën e tyre të lidershipit (gjë që besoj se do të jenë në gjendje ta bëjnë!). Faleminderit për vëmendjen tuaj ndaj kësaj çështjeje! Presidenti DONALD J. TRUMP”, shkroi Trump./ Zoom.al