Aplikacion
Tensionet mes Shteteve të Bashkuara dhe Iranit janë rritur sërish, pasi Teherani ka paralajmëruar për “masa ushtarake të paprecedenta” nëse vazhdon sekuestrimi i anijeve të lidhura me Republikën Islamike nga pala amerikane.
Sipas raportimeve të mediave iraniane, një burim i lartë sigurie ka deklaruar se Irani po shqyrton përgjigje të ashpra ndaj veprimeve të fundit në Gjirin Persik dhe ngushticën e Hormuzit.
Nga ana tjetër, presidenti amerikan Donald Trump ka ngritur mundësinë e një bllokade ndaj Iranit që mund të zgjasë disa muaj, gjatë një takimi me përfaqësues të industrisë së naftës në SHBA.
Një zyrtar i Shtëpisë së Bardhë bëri të ditur se në këtë takim janë diskutuar masat për stabilizimin e tregjeve globale të naftës, si dhe skenarët për vazhdimin e presionit ekonomik ndaj Teheranit.
Referuar mediave, qëllimi i administratës amerikane është të ruajë ekuilibrin në tregjet e energjisë, duke shmangur ndikimin e drejtpërdrejtë te konsumatorët./ Zoom.al
Festa e çmendur për titullin botëror të Spanjës përfundon në tragjedi, humb jetën 13-vjeçari