Aplikacion
Presidenti amerikan Donald Trump ka lënë të hapur mundësinë e rishikimit të pranisë ushtarake amerikane në disa vende europiane, duke përfshirë Italinë, Spanjën dhe Gjermaninë.
Sipas tij, Uashingtoni po shqyrton opsionin e reduktimit të trupave në këto shtete, pasi ato nuk kanë dhënë mbështetjen e pritshme në çështje të sigurisë ndërkombëtare, veçanërisht në lidhje me situatën me Iranin.
“Pse të mos e bëj këtë? Italia nuk na ka ndihmuar dhe Spanja ka qenë shumë e dobët në bashkëpunim”, u shpreh ai në një deklaratë për mediat, duke theksuar pakënaqësinë e tij ndaj disa aleatëve europianë.
Trump argumentoi gjithashtu se vendet e Europës nuk kanë reaguar me shpejtësinë e duhur në krizat globale, ndërsa SHBA ka mbajtur një barrë më të madhe, sidomos në mbështetjen për Ukrainën.
Ai kujtoi se administrata e mëparshme amerikane kishte dërguar qindra miliarda dollarë ndihmë për Ukrainën, një politikë që ai e konsideron të tepruar, duke theksuar se konflikti nuk është direkt përgjegjësi e SHBA-së.
“Ne jemi të ndarë nga një oqean, kjo është një çështje e tyre, por ne vazhdojmë t’i ndihmojmë”, shtoi ai.
Në të njëjtën linjë, presidenti amerikan kritikoi edhe lidershipin gjerman, duke i kërkuar kancelarit të Gjermanisë të përqendrohet më shumë në problemet e brendshme të vendit si migracioni dhe energjia, në vend që të fokusohet në politikën e jashtme ndaj Iranit.
Festa e çmendur për titullin botëror të Spanjës përfundon në tragjedi, humb jetën 13-vjeçari