Aplikacion
Shtëpia e Bardhë ka sqaruar se Presidenti Donald Trump nuk ka vendosur një afat të prerë për zgjatjen e armëpushimit me Iranin.
Zëdhënësja Karoline Leavitt tha se raportimet për një periudhë prej tre deri në pesë ditësh nuk janë të vërteta, duke theksuar se “në fund të fundit, afati kohor do të diktohet nga komandanti i përgjithshëm dhe presidenti i Shteteve të Bashkuara”.
Leavitt theksoi se Trump po pret një “përgjigje të unifikuar” nga udhëheqësit iranianë ndaj kushteve të SHBA-së për një marrëveshje paqeje. Sipas saj, presidenti po ofron fleksibilitet, por kërkon një qëndrim të qartë nga Teherani, ku aktualisht po përplasen pragmatistët me mbështetësit e vijës së ashpër.
Zëdhënësja shtoi gjithashtu se “Operacioni Ekonomik Fury” vazhdon, me bllokadën detare amerikane që po pengon anijet dhe portet iraniane. Ajo e përshkroi këtë si një masë “efektive dhe të suksesshme”, duke pretenduar se SHBA-të po e “mbytin plotësisht” ekonominë e Iranit.
Kujtojmë se Irani ka deklaruar se nuk është e mundur të rihapet Ngushtica e Hormuzit, duke akuzuar SHBA‑në për shkelje flagrante të armëpushimit. Kryenegociatori Mohammad Bagher Ghalibaf përmendi bllokadën detare amerikane.
ARRSH hap tenderin 5.24 milionë euro për lidhjen e Unazës Verilindore me Rrugën e Arbërit