zoom

Bota

Trump: Bisedimet me Iranin mund të rifillojnë brenda 72 orëve

Trump: Bisedimet me Iranin mund të rifillojnë brenda 72 orëve

Zhvillime të reja mund të shënohen së shpejti në raportet mes Shteteve të Bashkuara dhe Iranit, pasi janë dhënë sinjale për rifillimin e negociatave mes dy palëve.

Presidenti amerikan Donald Trump ka deklaruar se ekziston mundësia që bisedimet të rinisin brenda 72 orëve të ardhshme, me Pakistanin që përmendet si një nga vendet ku mund të zhvillohen takimet.

Sipas burimeve diplomatike në Islamabad, janë duke u bërë përpjekje për të ndërmjetësuar mes palëve dhe për të krijuar kushtet për një dialog të ri. Këto sinjale vijnë pas vendimit të fundit për zgjatjen e armëpushimit mes dy vendeve.

Trump ka bërë të ditur se armëpushimi do të mbetet në fuqi derisa pala iraniane të paraqesë një qëndrim të unifikuar për negociatat, duke theksuar se forcat amerikane do të qëndrojnë në gatishmëri.

Ndërkohë, kontaktet diplomatike mes Teheranit dhe ndërmjetësve ndërkombëtarë vijojnë, ndërsa deri më tani nuk është raportuar përshkallëzim i situatës në terren./ Zoom.al

Postime të lidhura