zoom

Bota

Kushner dhe Witkoff nisen për në Pakistan, Shtëpia e Bardhë: Irani po kërkon të flasë

Kushner dhe Witkoff nisen për në Pakistan, Shtëpia e Bardhë: Irani po kërkon të flasë

Irani ka kontaktuar dhe ka kërkuar një takim kokë më kokë me SHBA-në, tha për Fox News zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Caroline Levitt.

Ajo gjithashtu konfirmoi raportet se i dërguari i posaçëm Steve Witkoff dhe dhëndri i Trump, Jared Kushner, po udhëtojnë për në Islamabad të Pakistanit.

Sipas Levitt, zëvendëspresidenti i SHBA-së J.D. Vance do të mbetet në SHBA, por do të jetë në gatishmëri.

Ndërkohë në Islamabad po shkon edhe Ministri i Jashtëm i Iranit, Abass Araghchi i cili pritet të takohet me palën amerikane.

Pakistani ndërkohë ka rrethuar kryeqytetin dhe ka marrë të gjitha masat e sigurisë për të pritur mysafirët nga Uashingtoni dhe Teherani.

Postime të lidhura